Një emër po spikat mbi të tjerët te Roma.
Bëhet fjalë për anësorin Uesli, 22-vjeçari brazilian që ka shpërthyer në Serie A dhe paraqitjet e tij në “Stadio Olimpico” kanë tërhequr vëmendjen e Arsenalit të Mikel Artetas.
Sipas raportimeve të fundit, “Topçinjtë” po shqyrtojnë një ofertë të madhe për mbrojtësin shumëfunksional, ndërsa kërkojnë të rifreskojnë repartin mbrojtës.
Edhe gjigantët europianë si Real Madridi dhe Siti po e monitorojnë nga afër yllin e romanëve.
Që nga ardhja në Itali, Uesli është shndërruar në një nga talentët më premtues në mbrojtje në Europë. Mbetet për t’u parë tashmë nëse Arsenali do të jetë në gjendje të bindë Romën, duke mposhtur edhe konkurrencën që pritet të bëhet edhe më e ashpër me kalimin e kohës,
Gjithsesi do të jetë merkato e verësm ajo që do të thotë më shumë sa i takon negociatave që do të zhvillohen mes klubeve, apo edhe përfaqësuesve të vetë lojtarit.