Afrim Muçiqi: Ai që shet bileta në treg të zi tifozëve të Turqisë, për mu është tradhti kombëtare

- Bota Sot

Afrim Muçiqi: Ai që shet bileta në treg të zi tifozëve të Turqisë, për mu është tradhti kombëtare

Dita e martë është festë e futbollit për Kosovën. Nuk është vetëm një ndeshje; është më shumë se kaq, është mundësia për të shkruar historinë. Kombëtarja e Kosovës është vetëm një fitore larg kualifikimit për Kampionatin Botëror, që këtë verë zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksikë dhe Kanada.

Kosova dhe Turqia përballen në finalen e play-off-it të martën mbrëma, në orën 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Fituesi i kësaj ndeshjeje siguron kualifikimin direkt në Kampionatin Botëror.

Afrim Muçiqi, legjendë e estradës së Kosovës dhe kontribues i madh në vitet e 90-ta në gjeneratën e sakrificës po ashtu edhe si futbollist dhe shumë vite ka qenë edhe nënkryetar i FC Prishtina, ka deklaruar hapur se: “Ai që shet bileta në treg të zi tifozëve të Turqisë, për mu është tradhti kombëtare”.

“Është një ndeshje jetike, një moment historik që e kemi pritur me shekuj si popull i vuajtur. Jemi vetëm një fitore larg Kampionatit Botëror.

Uroj që mbrëmja të jetë madhështore, një fitore dhe kualifikim historik që do të bëjë bujë në të gjithë globin, siç po bën tani emri i këtyre djemve të artë.

Ai shqiptar që i shet bileta kundërshtarëve, tifozëve turq, tradhton Kosovën.

Turqit i kanë biletat e tyre në tribunën e tyre; nuk ka nevojë që askush t’i shesë në treg të zi.

Sot është koha të mobilizohemi dhe ta përkrahim Kosovën. Uroj një mbrëmje të madhe dhe fat në lojë.

Kosova po e bën krenar kombin shqiptar,” tha Muçiqi për gazetën kombëtare “Bota sot”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot