Kombëtarja, e ardhmja e Silvinjos në dyshim

- Bota Sot

Kombëtarja, e ardhmja e Silvinjos në dyshim

Ndeshja kundër Ukrainës mund të jetë e fundit për brazilianin Silvinjo në krye të kombëtares shqiptare, edhe pse duhen pritur edhe miqësoret e qershorit për të parë nëse kuqezinjtë do të kenë impenjime të tjera.

Kontrata e trajneri me Federatën Shqiptare të Futbollit skadon në korrik, pas rinovimit disamujor që iu bë në dhjetor.

Kontrata e mëparshme skadonte në dhjetorin e kaluar, por pas sigurimit të vendit të dytë në Grupin K të kualifikueseve evropiane dhe kalimit në play-off, ajo u zgjat deri në fund të korrikut, me shpresën se Shqipëria do të luante edhe pas dy ndeshjeve të marsit, pra në finalet e botërorit 2026.

Eliminimi nga Polonia të enjten tani ka vënë në pikëpyetje edhe vazhdimësinë e trajnerit. Vetë Sylvinjo tha pas ndeshjes në Varshavë se kontrata skadon në korrik dhe më pas do të shihet se çfarë do të ndodhë.

Përveç miqësoreve të mundshme në qershor e gusht, ndeshjet e ardhshme zyrtare të Shqipërisë do të jenë nga qershori në nëntor, në Nations League. Kuqezinjtë janë në grupin C1 me Finlandën, Bjellorusinë dhe San Marinon.



Lexoni të gjitha në Bota Sot