Hurriyet jep detaje për Hakan Çalhanoglu dhe Merih Demiral para sfidës me Kosovën

- Bota Sot

Hurriyet jep detaje për Hakan Çalhanoglu dhe Merih Demiral para sfidës me Kosovën

Kombëtarja e Turqisë vazhdon përgatitjet për ndeshjen finale të play-off-it në Kampionatin Botëror në futboll.

“15 minutat e para të seancës stërvitore, u mbajtën në kushte me shi në Kampin Kombëtar “Hasan Dogan” të Federatës Turke të Futbollit (TFF) nën drejtimin e selektorit Vincenzo Montella, ku ishin të hapura për mediumet.

Stërvitja filloi me vrapim dhe vazhdoi me ushtrime ngrohëse. Ekipi kombëtar më pas punoi me top.

Në pjesën e stërvitjes me dyer të mbyllura, u diskutuan taktikat për ndeshjen e Kosovës.

Zeki Çelik u stërvit me ekipin, ndërsa Hakan Çalhanoglu dhe Merih Demiral bënë vrapime të ndara”, shkruan media turke “Hurriyet”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot