Ish-golashënuesi më i mirë turk Hakan Sukur ka folur para duelit me Kosovën

- Bota Sot

Ish-golashënuesi më i mirë turk Hakan Sukur ka folur para duelit me Kosovën

Ish-lojtari i kombëtares turke dhe ish-sulmuesi i GalatasaraytIsh, Hakan Sukur ka folur para duelit me Kosovën.

"Kosova e ka një ekip të fortë. Doli në vend të dytë në një grup mjaft të vështirë (me Zvicrën, Suedinë e Slloveninë), mund të përfundonte edhe e para. Turqia do të ketë punë mjaft të vështirë sepse ndeshjet si kjo nuk janë kualifikuese të Botërorit. Janë ndeshje që vendosen nga kushte dhe rrethana të tjera”, citohet ish-lojtari i kombëtares turke dhe ish-sulmuesi i Galatasarayt, transmeton faqja Fansat Futbolli Kosovar.

"Kosova është atdheu i babait tim. Babai im ishte lindur në Prishtinë. Arritjet e Kosovës nuk duhet në nënvlerësohen. Një vend që vjen nga ish-Jugosllavia, një tokë ku ka shumë talente”, citohet të ketë thënë ai.

Të enjten, Kosova ka shkruar një nga faqet më të bukura të historisë së saj futbollistike, duke triumfuar me përmbysje spektakolare 3-4 ndaj Sllovakisë në Bratislavë, në një ndeshje dramatike dhe plot emocione që e dërgon në finalen e madhe të “play-off”-it për Kampionatin Botëror.

Me këtë fitore, Kosova siguron finalen e “play-off”-it, ku do të përballet me Turqinë më 31 mars në stadiumin "Fadil Vokrri" , në një ndeshje historike që mund të përcaktojë fatin e kualifikimit në Botëror.



Lexoni të gjitha në Bota Sot