Goditje për Anglinë

- Bota Sot

Goditje për Anglinë

Kombëtarja e Anglisë do të zhvillojë një tjetër ndeshje miqësore.

“Tre Luanët”, do të përballen ndaj Japonisë në “Wembley”, ndeshje kjo e cila shihet si parapërgatitje për të dyja, para fillimit të Botërorit në verë.

Lajm jo i mirë për Thomas Tuchel, është largimi i 8 lojtarëve nga grumbullimi si shkak i disa problemeve që kanë pasur gjatë stërvitjes.

Bëhet fjalë për lojtarët si Bukayo Saka, Declan Rice, Noni Madueke, John Stones, Aaron Ramsdale, Fikayo Tomori, Adam Wharton dhe Dominic Calvert-Lewin.

Kujtojmë se ndeshja Angli-Japoni, zhvillohet të martën në orën 20:45.



Lexoni të gjitha në Bota Sot