Vuçiq aktivizon Milan Radoiçiqin dhe rrjetin e tij kriminal për të manipuluar...

- Bota Sot

Vuçiq aktivizon Milan Radoiçiqin dhe rrjetin e tij kriminal për të manipuluar...

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka urdhëruar aktivizimin e strukturave kriminale për të ndikuar drejtpërdrejt në zgjedhjet komunale që do të mbahen sot, në disa komuna të Serbisë.

Kështu bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it brenda institucioneve të sigurisë, teksa theksojnë se për shkak të frikës reale nga humbja e pushtetit në disa komuna si Bor, Arangjelovac, Bajina Bashta, Kladovo, Knjazhevac, Kula, Luçani, Majdanpek dhe Smederevska Palanka, Vuçiq ka angazhuar drejtpërdrejt të akuzuarin për sulmin terrorist në Banjskë, Milan Radoiçiq dhe rrjetin e tij kriminal për të ushtruar presion ndaj votuesve dhe përkrahësve të partive opozitare në Serbi.

I njëjti burim ka thënë se për këtë qëllim janë përfshirë edhe pjesëtarët e “mbrojtjes civile”, dhe individë nga strukturat ilegale serbe në Kosovë.

“Këta persona, sipas informacioneve, pritet të përdoren për të deformuar procesin zgjedhor përmes kërcënimeve, blerjes së votës dhe manipulimeve të tjera të organizuara.”



Lexoni të gjitha në Bota Sot