Joan Laporta, i cili do të rikthehet zyrtarisht në postin e presidentit të Barcelonës më 1 korrik, ka reflektuar mbi largimin e Lionel Messit në një intervistë për El Pais.
Duke folur për atë vendim të vështirë, ai u shpreh se ishte fundi i epokës dhe që katalunasve iu nevojit një skuadër e re.
“Bëra atë që duhej të bëja. Leo ishte në fund të karrierës së tij dhe duhej ndërtuar një ekip i ri. A do të kisha dashur ta ndërtoja ekipin e ri me ndihmën e Leos? Po. Kjo u tentua, por nuk funksionoi”.
Laporta pranoi se prania e Messit do ta kishte bërë tranzicionin më të lehtë për klubin, por theksoi se ishte e domosdoshme të mendohej për të ardhmen.
Ai nënvizoi se ristrukturimi i skuadrës ishte i nevojshëm për të mbetur konkurrues në nivelet më të larta, pavarësisht peshës emocionale që kishte largimi i një ikone si Messi.
Përndryshe, nga kampi i Lionel Messit besojnë se Laporta i tradhtoi, deklaratë e cila u mbështet edhe nga Xavi Hernandez, i cili edhe zbuloi se presidenti e refuzoi rikthimin e argjentinasit në vitin 2023.