Trajneri i Rumanisë në futboll, Mircea Lucescu është dërguar së fundmi në spital.
Kjo pasi që rumuni humbi ndjenjat gjatë stërvitjes së Kombëtares Rumune, para ndeshjes miqësore ndaj Sllovakisë.
Federata e Futbollit të Rumanisë thotë se ai tani është në gjendje stabile, duke qenë jashtë rrezikut për jetën.
Rumania, do të luajë ndeshjen ndaj Sllovakisë të martën, në orën 20:45.