Akuzon sërish gjyqtarët

- Bota Sot

Akuzon sërish gjyqtarët

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka folur hapur për polemikat rreth gjyqtarëve dhe çështjen Negreira, duke dhënë një mesazh të fortë.

Ai nuk hezitoi të shprehë pakënaqësinë e tij për mënyrën se sipas tij, trajtohet Barcelona në krahasim me Real Madridin.

“Gjithmonë kam ndjerë se ne duhet të jemi shumë më superiorë, sepse gjyqtarët nuk na favorizojnë. Këtu duket sikur gjithmonë e ndihmojnë Real Madridin, është e dukshme.

Tani kritikojnë që ne kemi punësuar dikë që ka qenë nënkryetar, ndërsa ata kanë pasur presidentë të komitetit të gjyqtarëve të lidhur me Madridin”, tha Laporta.



Lexoni të gjitha në Bota Sot