Nagelsman shpjegon largimin e parakohshëm të futbollistit

- Bota Sot

Nagelsman shpjegon largimin e parakohshëm të futbollistit

Trajneri i kombëtares gjermane, Julian Nagelsman, komentoi mbi largimin e parakohshëm të Urbig nga kombëtarja.

“Është turp që ai duhej të largohej. Është një masë paraprake.

Ai ka një dëmtim të vogël kapsular në gju, nuk është asgjë serioze,” tha Nagelsman në konferencën për shtyp para ndeshjes.

38 vjeçari shtoi për shëndetin e Urbigit:

“Ai ndoshta mund të kishte vazhduar stërvitjen, por nuk doja ta shtyja shumë dhe pastaj të mungonte për një periudhë më të gjatë.

Kjo nuk do t’i bënte mirë as atij, as neve, as Bajernit. Duhet të jemi të arsyeshëm. Ai la një përshtypje shumë të mirë.”

Numri një i qartë është veterani Oliver Bauman (Hofenhaimi), me Aleksander Nubel si zëvendësuesin e tij. Urbig, i cili kohët e fundit kishte zëvendësuar të dëmtuarin Manuel Nojer te Bajerni, ishte thirrur për herë të parë nga Nagelsman.



Lexoni të gjitha në Bota Sot