Elbasani “rikuperon” në kohë dyshen e formacionit para Dinamos

- Bota Sot

Elbasani “rikuperon” në kohë dyshen e formacionit para Dinamos

Tek Elbasani kanë një arsye më shumë për t’u ndjerë të motivuar për sfidën e javës së 30-të që do ta luajnë në kryeqytet.

Skuadra e Ivan Gvozdenovic, e cila renditet e dyta në klasifikimin e përgjithshëm në kampionat, me pikë të barabarta me Vllazninë kryesuese, do të masë forcat ndaj Dinamos së Ilir Dajës për të vazhduar ecurinë pozitive, kur kanë mbetur dhe 7 javë nga përfundimi i sezonit.

Për të rritur optimizmin në radhët e elbasanasve, priten dhe dy rikthime të rëndësishme.

Bëhet fjalë për Ibrahima Diallo dhe Kristi Qose, të cilët do të vihen në shërbim të trajnerit për fazën më vendimtare të kampionatit.

Edhe pse nuk janë në 100%-shin e formës, dyshja janë gati të ndihmojnë Elbasanin drejt arritje së objektivit që mbetet titulli kampion.

I vetmi dyshim tek verdheblutë mbetet afrimi i ri i klubit, Malik Odeyinka, për të cilin është përgatitur një proces stërvitore për të vlerësuar gatishmërinë e tij fizike në këtë përballje.



Lexoni të gjitha në Bota Sot