Arsenali ka marrë një goditje të madhe sa i përket skuadrës.
Pas lëndimit të Bukayo Sakas dhe Declan Rice, tashmë edhe ekuadoriani, Piero Hincapie është lojtari i radhës që u lëndua në grumbullim me Ekuadorin.
Ai tashmë do të kthehet në Londër, ku do të bëjë testimet tjera me stafin e Arsenalit për ta evaluuar shkallën e lëndimit të tij.
Hincapie, luajti në ndeshjen miqësore të Ekuadorit ndaj Marokut, të cilët barazuan me rezultat 1-1.