Gjatë intervistës së dhënë për TuttoMercatoWeb.com, ish-sulmuesi i kombëtares boshnjake, Zlatan Muslimoviç, komentoi gjithashtu videon në të cilën disa lojtarë italianë shihen duke festuar fitoren e Bosnjës ndaj Uellsit.
Çfarë mendoni për videon që tregon disa lojtarë italianë duke festuar fitoren e Bosnjës ndaj Uellsit?
“Ata mund të mendojnë se është më mirë të luajnë kundër Bosnjës sesa kundër Uellsit, dhe kjo është një gjë e mirë për ne. Nënvlerësimi i Bosnjës nuk është një gjë e mirë, po ju them. Ne kemi pesë ose gjashtë lojtarë të rinj që janë vërtet të përshtatshëm për klube të mëdha dhe tashmë po luajnë për klube të nivelit të lartë.
Dhe që tani e tutje, do t’i shihni edhe në Serie A.
Ne kemi një përzierje të mirë lojtarësh të rinj dhe me përvojë, me një trajner që ka luajtur me ne.”
Kujt i frikësoheni më shumë në Itali?
“Askujt, po i shohim kartat tona. Jemi të kënaqur me armët që kemi, do të luftojmë në fushë deri në fund me gjithçka që kemi. E dimë se kë do të përballemi, por vetëm duhet të dimë si të përballemi me Italinë. Jemi të përgatitur dhe tifozët tanë janë ndër më të mirët në Evropë.
Po luajmë në shtëpi dhe kemi gjithçka që na duhet për të fituar.”
Çfarë mendoni për krizën që po përjeton futbolli italian?
“Nuk e shoh. Futbolli ka ndryshuar shumë, dhe jo vetëm në Itali. Ishte padyshim më argëtues në të kaluarën, futbolli sot është bërë si një biznes, i fokusuar në biznes, dhe jo vetëm në Itali, por kudo”.