Selektori i Rumanisë, Mircea Lucescu ka reaguar nga spitali pas problemeve shëndetësore që ka pas gjatë të dielës.
Selektori i kombëtares rumune në futboll mbetet i shtruar në spital, dhe Ionel Gane do të marrë drejtimin e ekipit kombëtar për ndeshjen kundër Sllovakisë.
“I transportuar në Spitalin Universitar në Bukuresht për ndërhyrje të nevojshme për të stabilizuar ritmin e zemrës, trajneri jep siguri në lidhje me shëndetin e tij”, shkruan media rumune “Sport”..
"Ndihem mirë tani, jam shëruar plotësisht, por do ti nënshtrohem ende disa analizave, kështu që do të qëndroj në spital", tha trajneri Mircea Lucescu, sipas “GSP”.