E konfirmon edhe media e madhe: Sulmuesi i Kosovës në kontakte me Barcelonën

- Bota Sot

E konfirmon edhe media e madhe: Sulmuesi i Kosovës në kontakte me Barcelonën

Futbollisti Fisnik Asllani po kalon kohën e tij më të mirë në karrierë.

Pos që u shndërrua në një yll të Hoffenheimit, ai po shkëlqen edhe me Kosovën ku ka shënuar gola vendimtare që na sjellin më afër kualifikimit në Botëror.

Por ajo që ka marrë vëmendje është hapi i tij i radhës, me agjentin e tij që konfirmoi interesimin e gjigantit botëror, Barcelonës për të dhe se ka kontakte serioze.

Një transferim verën e ardhshme është një mundësi. Asllani mund të zëvendësojë Robert Lewandowskin, kontrata e të cilit me Barcelonën po skadon.

Që kjo të ndodhë, klubi katalanas do të duhet të ushtrojë opsionin e blerjes në kontratën e Asllanit.

Sipas gazetës sportive spanjolle Mundo Deportivo, ky opsion pritet të jetë midis 25 dhe 29 milionë euro.

“Transfermarkt.de” aktualisht vlerëson vlerën e tregut të kosovarit në rreth 30 milionë euro.



Lexoni të gjitha në Bota Sot