Aliti për mediat turke: Turqia është e fortë, kanë shumë yje!

- Bota Sot

Aliti për mediat turke: Turqia është e fortë, kanë shumë yje!

Mbrojtësi i Kosovës, Fidan Aliti, ka folur para finales së play-offit ndaj Turqisë, duke vlerësuar lart kundërshtarin, por edhe duke shprehur besim te skuadra e tij.

“Turqia ka një kombëtare shumë të fortë. Ka lojtarë të nivelit të lartë në çdo pozicion.

Lojtarë si Arda Güler, Kenan Yıldız, Hakan Çalhanoğlu dhe Barısh Alper Yılmaz mund të bëjnë vërtet diferencën,” deklaroi Aliti.

Megjithatë, ai theksoi se Kosova është e përgatitur maksimalisht për këtë përballje vendimtare.

“Ne jemi në gjendje mjaft të mirë dhe po përgatitemi mirë për ndeshjen së bashku me ekipin.

Do të jetë një ndeshje shumë e veçantë, një përballje që mund t’i kthejë ëndrrat në realitet,” shtoi ai.

Finalja e play-offit ndërmjet Kosovës dhe Turqisë zhvillohet të martën në stadiumin “Fadil Vokrri”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot