Inter po punon për një goditje të rëndësishme në afatin kalimtra veror, teksa sipas La Gazzetta dello Sport, zikaltërit kanë vënë në shënjestër Moussa Diaby.
Sulmuesi francez është aktualisht pjesë e Aston Villa, ku u transferua në vitin 2023 nga Bayer Leverkusen. Diaby është 25 vjeç dhe konsiderohet një nga lojtarët më të shpejtë dhe të rrezikshëm në repartin ofensiv në Evropë.
Sa i përket çmimit, raportimet nga media italiane bëjnë të ditur se kartoni i tij vlerësohet rreth 50-60 milionë euro, një shifër e lartë, por që Inter është i gatshëm ta diskutojë, qoftë përmes një marrëveshjeje të drejtpërdrejtë apo formule huazimi me detyrim blerjeje.
Drejtuesit e klubit italian e shohin Diaby si përforcimin ideal për krahët e sulmit, duke i dhënë më shumë shpejtësi dhe kreativitet ekipit për sezonin e ardhshëm.
Negociatat janë në zhvillim dhe mbetet për t’u parë nëse Inter do të arrijë marrëveshje me Aston Villa për një nga emrat më të kërkuar në treg.