E kam parë Messin

- Bota Sot

E kam parë Messin

Në një intervistë të dhënë në kanalin e tij në YouTube “JF10TV”, anësori kolumbian Juan Fernando Quintero, aktualisht pjesë e River Plate, ka kujtuar kohën kur ishte i huazuar për një sezon te Rennes në Ligue 1, në vitin 2015-2016 dhe është ndalur tek Ousmane Dembele.

“Arrita në Rennes ditën e fundit të afatit kalimtar dhe, rreth dy javë më vonë, na thirrën në një takim. Një djalë i hollë hyri dhe më përshëndeti.

Agjenti im më tha: ‘Kujdes, ky djalë është një yll…’ Pyesja veten se kush ishte…”, tregon Quintero.

“E doja shumë atë djalë.

Nuk kam parë kurrë askënd me aq talent sa Dembele. Në stërvitje, ai i linte të gjithë pas, dhe unë pyesja veten:

‘Kush është ky djalë?’ Ai fluturonte. Ishte e pabesueshme. E kam parë Messin, sigurisht, por kurrë dikë si Ousmane…

Në moshën 17-vjeçare, të godiste topin në atë mënyrë me të dyja këmbët, me kaq shumë personalitet, ishte e pabesueshme.

Kthehesha në shtëpi duke menduar: ‘Nuk kam parë kurrë dikë të tillë, ky djalë është i çmendur”, tha Quintero.



Lexoni të gjitha në Bota Sot