Kosova do të presë Turqinë të martën, më 31 mars prej orës 20:45.
Kjo ndeshje është e vlefshme për finalen e “play off” në rrugën drejt Botërorit.
FIFA jep 9 milionë euro ose ndryshe mbi 10 milionë dollarë, për çdo përfaqësuese që merr pjesë në Botërorin 2026.
Federata e Futbollit të Kosovës asnjëherë nuk ka fituar një shifër të tillë, që mund të investohet në futbollin vendës dhe jo vetëm.
Avantazhi i Kosovës është se ndaj Turqisë do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Për këtë mbështetja e tifozëve do të luajë po ashtu një rol të rëndësishëm.