Kombëtarja U-21 mbyll përgatitjet në Antalia

- Bota Sot

Kombëtarja U-21 mbyll përgatitjet në Antalia

Kombëtarja shqiptare U-21 ka zhvilluar sot seancën e fundit stërvitore në Antalia, duke mbyllur përgatitjet për ndeshjen miqësore ndaj Uzbekistanit që do të luhet të hënën në orën 15:30.

Kuqezinjtë, të drejtuar nga trajneri Alban Bushi, kanë punuar gjatë gjithë javës në Turqi në kuadër të këtij grumbullimi, ku stafi teknik është fokusuar në aspektin taktik dhe organizimin e lojës.

Seanca e fundit është zhvilluar në një atmosferë shumë pozitive, me të gjithë lojtarët të përqendruar dhe të gatshëm për përballjen e radhës.

Gjatë këtij grumbullimi, stafi teknik ka pasur mundësinë të punojë nga afër me grupin dhe të provojë alternativa të ndryshme në skuadër, duke integruar edhe lojtarët e rinj që janë bashkuar për herë të parë me ekipin.

Ndeshja miqësore ndaj Uzbekistanit do të shërbejë si një test i rëndësishëm për Kombëtaren U-21, e cila synon të tregojë progresin e bërë gjatë kësaj periudhe përgatitore dhe të vazhdojë ndërtimin e ekipit për sfidat e ardhshme dhe Kampionatin Europian U-21 2027.



Lexoni të gjitha në Bota Sot