Mesfushori Martin Zubimendi është detyruar të largohet nga kombëtarja për shkak të një problemi në gjurin e djathtë, duke mos qenë i disponueshëm për miqësoren ndaj Egjipti, e cila do të zhvillohet në Barcelona.
Në një njoftim zyrtar, Federata Spanjolle e Futbollit bëri të ditur se lojtari është larguar për të shmangur çdo rrezik të mëtejshëm dhe për të mbrojtur shëndetin e tij, ndërsa stafi mjekësor i Arsenalit është informuar për situatën.
27-vjeçari nuk ishte titullar në ndeshjen e fundit ndaj Serbisë, ku u aktivizua si zëvendësues në pjesën e dytë, por pritej të luante nga minuta e parë në përballjen e radhës.
Megjithatë, dëmtimi ka ndryshuar planet, duke e detyruar të rikthehet në Londër për ekzaminime më të detajuara.
Situata ka shqetësuar trajnerin Mikel Arteta, pasi “Topçinjtë” janë ende në garë në disa fronte të rëndësishme si FA Cup, Liga e Kampionëve dhe Premier League, ndërsa së fundmi humbën finalen e Carabao Cup ndaj Manchester City.