Servette FC Chenois Feminin ka triumfuar në Kupën e Zvicrës për femra, duke e mbyllur këtë garë me një sukses të madh.
Në finalen e madhe, Servette u përball me ekipin e Young Boys dhe arriti fitore me rezultat 0-1, pas një ndeshjeje spektakolare dhe të luftuar deri në fund.
Pjesë e këtij suksesi historik është edhe futbollistja Lumbardha Misini, e cila bëhet lojtarja e parë nga Kosova që fiton Kupën e Zvicrës në futbollin e femrave.
Poashtu Servette FC Chenois Feminin është lider ne renditjen tabelare të kampionatit të Zvicrës për futbollin e vajzave.
Ky sukses i Misinit shërben si inspirim për gjeneratat e reja të vajzave në sportin e Kosovës.