Tottenhami befason me kandidatin për trajner deri në fund të sezonit

- Bota Sot

Tottenhami befason me kandidatin për trajner deri në fund të sezonit

Të dielën, Tottenham Hotspur ka zyrtarizuar largimin e kryetrajnerit, Igor Tudor, pas rezultateve të dobëta në fillimin e aventurës së tij në Londër, pas vetëm shtatë ndeshjeve.

Londinezët janë në një pozitë të vështirë, ku gjenden në vendin e 17-të dhe po rrezikojnë seriozishtë rënien nga elita.

Pavarësisht se janë përmendur emra të njohur për stolin e trajnerit, mediat angleze po zbulojnë një prapaskenë të veçantë.

Sipas burimeve të ndryshme, Tottenhami mund t’ia besojë këtë pozitë mbrojtësit të ekipit, Ben Davies, i cili mbetet lojtari me kohën më të gjatë tek Spurs, por që është i dëmtuar që nga Janari.

Derisa për sezonin e ri, kandidati kryesor mbetet Roberto De Zerbi, gjithmonë nëse Tottenhami qëndron në Premier League.



Lexoni të gjitha në Bota Sot