Çfarë  po ndodh me futbollistin e Shqipërisë?

- Bota Sot

Çfarë  po ndodh me futbollistin e Shqipërisë?

Ernest Muçi duket se nuk ka asgjë serioze, ndërsa FSHF njoftoi largimin e tij nga Kombëtarja për shkak dëmtimi.

Raportimet e para nga Turqia shtojnë se Muçi pritet të jetë i gatshëm për datën 4 prill, kur Trabzonspori pret Gallatasarajn.

Kjo është edhe ndeshja më e rëndësishme, ndërsa mbetet e hapur gara për titullin kampion dhe zonën Champions.
 
Për Muçin u tha se ndjeu shqetësim në pjesën e pasme të kofshës së djathtë.

Nga rezonanca magnetike ndërkohë rezultoi edemë në nivelin e muskulit, që kërkon disa ditë pushim.

Muçi është titullar i padiskutueshëm te Trabzonspori.

Kështu mungesa e tij do të ndihej menjëherë, prandaj edhe tifozët e Trabzonit janë shqetësuar jo pak.

Ndeshja me Gallatasarajn mbetet më pak se një javë larg. Për këtë do të jetë interesante, nëse Muçi sakrifikon te klubi i tij.



Lexoni të gjitha në Bota Sot