Para ndeshjes historike, Tali me mesazh të fortë për lojtarët e Kosovës – ia kujton atyre se rrënjët e futbollit modern turk janë shqiptar

- Bota Sot

Para ndeshjes historike, Tali me mesazh të fortë për lojtarët e Kosovës – ia kujton atyre se rrënjët e futbollit modern turk janë shqiptar

Driton Tali ka reaguar me tone motivuese para përballjes Kosovë–Turqi, duke kërkuar nga futbollistët që të mos ndihen të dorëzuar përballë kundërshtarit.

 Ai ka rikujtuar një pjesë interesante të historisë, duke theksuar rolin e shqiptarëve në zhvillimin e futbollit turk.

 Sipas Talit, Ali Sami Frashëri, djali i Sami Frashërit, ishte themelues i Galatasaray dhe njëkohësisht trajneri i parë i përfaqësueses së Turqisë në ndeshjen e saj të parë ndërkombëtare në vitin 1923, përcjell “Bota sot”.

Shkrimi i plotë

Çuna, mos u ligështoni me Turqinë!

Veç mbane në mend se ne shqiptarët ua kemi mësuar atyre futbollin!

Ishte Aliu, djali i Sami Frashërit (Ali Sami Frashëri i njohur ndryshe edhe si Ali Sami Yen), i cili edhe e formoi Galatasarajin edhe ishte trajneri (selektori) i parë i kombëtarës së Turqisë kur ajo e luajti ndeshjen e parë ndërkombëtare me Rumaninë, në vitin 1923.

Pra, baba i tij neve kombin, e Aliu turqëve futbollin dhe kombëtaren.



Lexoni të gjitha në Bota Sot