Hoeness e ëndërron Kanen për një kohë të gjatë, gati plani për vazhdimin e kontratës

- Bota Sot

Hoeness e ëndërron Kanen për një kohë të gjatë, gati plani për vazhdimin e kontratës

Në shtëpinë e Bayern Munichut shpresa është që aventura e Harry Kane të vazhdojë për një kohë të gjatë.

Presidenti i nderit i klubit bavarez, Uli Hoeness, ka folur për të ardhmen e sulmuesit anglez dhe ka bërë të ditur se drejtuesit janë të gatshëm të punojnë për një rinovim kontrate, me synimin për ta mbajtur në Mynih edhe përtej vitit 2027.

Kane aktualisht është nën kontratë me Bayernin deri në verën e vitit 2027 dhe nuk e aktivizoi klauzolën e largimit që do ta lejonte të largohej më herët.

Kjo është parë si një sinjal pozitiv nga klubi gjerman, i cili shpreson që negociatat për zgjatjen e marrëveshjes të konkretizohen në muajt e ardhshëm, shkruajnë mediat gjermane, përcjell “Gazeta Express”.

Megjithatë, Hoeness ka paralajmëruar edhe për një rrezik të mundshëm në të ardhmen: ofertat e mëdha financiare që mund të vijnë nga Arabia Saudite.

Sipas tij, në futbollin modern nuk mund të përjashtohet mundësia që një ofertë shumë e madhe të ndryshojë situatën, edhe pse sulmuesi dhe familja e tij ndihen shumë mirë në Mynih.

Nga ana tjetër, drejtuesit e Bayernit besojnë se Kane mund të vazhdojë të luajë në nivele shumë të larta edhe për disa vite.

Hoeness e ka vlerësuar profesionalizmin e sulmuesit anglez, duke theksuar se ai kujdeset shumë për formën fizike dhe është një shembull për skuadrën. 



Lexoni të gjitha në Bota Sot