Trajneri i Bosnjës: Do ta parkojmë “autobusin” vetëm të arrijmë në botëror

- Bota Sot

Trajneri i Bosnjës: Do ta parkojmë “autobusin” vetëm të arrijmë në botëror

Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez, ka deklaruar se nuk ka asnjë problem që skuadra e tij të mbrohet thellë në rast se kalon në avantazh ndaj Italsëa, në finalen e play-off-it për Kupën e Botës.

Bosnja do të presë Italinë në Zenica të martën në mbrëmje, në një përballje vendimtare për kualifikimin. Italia siguroi finalen pasi mposhti Irlandën e Veriut me rezultat 2-0 në Bergamo, ndërsa boshnjakët eliminuan Uellsin pas ekzekutimit të penalltive në Cardiff.

Në konferencën për shtyp para ndeshjes, Barbarez theksoi se skuadra e tij është e gatshme për çdo skenar në fushë.

“Nuk kam problem të ‘parkojmë autobusin’ nëse kalojmë në epërsi, por pres që autobusi të jetë në anën tjetër të fushës nëse rezultati shkon ndryshe,” u shpreh ai.

Pavarësisht se Bosnja luajti 120 minuta në ndeshjen e fundit, trajneri konfirmoi se të gjithë lojtarët janë në gjendje të mirë fizike.

“Të gjithë janë mirë, përveç trajnerit që ka humbur zërin,” tha me humor Barbarez. “Kemi pasur kohë për t’u rikuperuar. Ndeshja ishte e vështirë, por jemi të kënaqur. Shpresojmë të qëndrojmë deri në fund.”

Pritet një përballje e fortë në Zenica, ku të dyja skuadrat do të luftojnë për një vend në Kupën e Botës.



Lexoni të gjitha në Bota Sot