Një aksident tragjik ka ndodhur sot në Austri, ku një 18-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e përplasjes mes një kamioni dhe një veture.
Medait austriake duke cituar policinë lokale, raportojnë se aksidenti ka ndodhur rreth mesditës në rrugën B126, kur dy automjetet janë përplasur në një kthesë të djathtë,
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi 18-vjeçar i veturës ka mbetur i vdekur në vend, pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor për ta rikthyer në jetë.
Ndërkohë, pasagjeri i tij ka pësuar lëndime të rënda.
Sipas mediave austriake, të dy të rinjtë nga Linz, mbetën të bllokuar në veturë dhe u desh ndërhyrja e zjarrfikësve për t’i nxjerrë nga automjeti.
Autoritetet austriake po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. /IndeksOnline/