Danimarka e ka presionin

- Bota Sot

Danimarka e ka presionin

Trajneri i Danimarkës, Brian Riemer, e ka cilësuar përballjen ndaj Republikës Çeke si ndeshjen më të rëndësishme të karrierës së tij, pasi një fitore do t’i siguronte ekipit pjesëmarrjen në Kupën e Botës.

Ndeshja që do të zhvillohet të martën në Pragë do të përcaktojë nëse Danimarka do të arrijë kualifikimin e tretë radhazi në Botëror. Danezët vijnë në këtë finale me moral të lartë, pas fitores bindëse 4-0 ndaj Maqedonisë së Veriut në gjysmëfinale.

“Kualifikimi në një Kupë Bote është diçka e veçantë dhe unike. Është një përvojë që një trajner mund ta përjetojë vetëm një herë në karrierë”, ka thënë Riemer.

Megjithatë, ai është treguar i kujdesshëm ndaj forcës së kundërshtarit, duke theksuar rrezikun që paraqet Republika Çeke, sidomos në goditjet standarde.

“Kemi analizuar kundërshtarin dhe jemi përgatitur mirë. Kemi besim te lojtarët tanë, por e dimë se goditjet standarde janë një nga pikat më të forta të tyre”, është shprehur ai.

Në anën tjetër, sulmuesi i Danimarkës, Rasmus Hojlund, ka thënë se kjo është një nga ndeshjet më të mëdha të karrierës së tij.

“Kjo është ndoshta një nga ndeshjet më të rëndësishme që kam luajtur deri tani. Ka emocione, por duhet t’i kthejmë ato në diçka pozitive”, ka deklaruar ai..



Lexoni të gjitha në Bota Sot