Turqit të frikshëm

- Bota Sot

Turqit të frikshëm

Kombëtarja e Kosovës sonte e luan ndeshjen më të rëndësishme në histori, teksa përballet me Turqinë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të finales së play-offit për Kupën e Botës.

Turqia është favorit në letër ndaj Kosovës, ndërsa edhe në bazë të statistikave, ata janë në formë të jashtëzakonshme.

Në nëntë ndeshjet e fundit zyrtare, pa llogaritur miqësoret, kanë shtatë fitore, një barazim dhe një humbje.

Edhe humbja edhe barazimi erdhën pikërisht nga kampioni i Europës, Spanja.

Që nga fundi i vitit 2024, Turqia nuk ka pësuar humbje në ndeshjet zyrtare në udhëtim.

Ndërkohë, edhe Kosova është në formë të jashtëzakonshme, me asnjë humbje në gjashtë ndeshjet e fundit zyrtare.



Lexoni të gjitha në Bota Sot