Legjenda e futbollit të Kosovës, Kujtim Shala, ka dhënë mesazhin e tij para finales historike mes Kosovës dhe Turqisë.
Finalja historike do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, duke filluar nga ora 20:45.
Kosova dhe shqiptarët kudo që jetojnë e veprojnë do të jenë me sy e vesh nga stadiumi “Fadil “Vokrri”, në një përballje që e ndan vetëm një hap nga kualifikimi në Kampionatin Botëror 2026.
Kujtim Shala uroi që Kosova sonte të festojë një sukses historik dhe të sigurojë biletën për në Kampionatin Botëror.
“Është ndeshje e madhe dhe një finale e madhe. Dëshiroj fitore Kosovës që e dërgon në Kampionatin Botëror”, ka thënë Shala për gazetën kombëtare “Bota sot”.