Xhevdet Muriqi: Uroj një mbrëmje të madhe të Kosovës

- Bota Sot

Xhevdet Muriqi: Uroj një mbrëmje të madhe të Kosovës

Legjenda e futbollit të Kosovës, Xhevdet Muriqi, me padurim e pret sfidën e sotme mes Kosovws dhe Turqisw.

Muriqi theksoi se kjo është një ndeshje historike dhe se një fitore e ndan Kosovën nga kualifikimi në Kampionatin Botëror 2026.

“Uroj një mbrëmje të madhe të Kosovës. Uroj edhe fat, sepse futbolli ndonjëherë kërkon edhe fat.

Besoj dhe shpresoj se Kosova do të tregojë lojë të madhe si zakonisht dhe të arrijë fitore, që do t’i bëjë miliona shqiptarë të lumtur.

Uroj stafin dhe kryetarin e Federata e Futbollit e Kosovës për këtë arritje deri më tani”, - ka thënë Muriqi për gazetën kombëtare “Bota sot”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot