Finalja e play-off-it për një vend në Kampionatin Botëror mes Kosovës dhe Turqisë ka ngritur në këmbë jo vetëm shqiptarët e turqit.
Ish kapiteni i klubit të futbollit Llapit nga Podujeva, pret fitore e kualifikim të Kosovës.
“Sonte nuk është thjesht një ndeshje... sonte është histori!
Finalja mes Kosovës dhe Turqisë është një moment krenarie për çdo shqiptar.
Një rrugëtim i gjatë, plot sakrifica, mund dhe besim, na ka sjellë deri këtu - vetëm një hap larg ëndrrës.
Djemtë tanë do të japin gjithçka në fushë: zemrën, shpirtin dhe dashurinë për vendin. Kjo është nata kur shkruhet historia, nata kur besimi kthehet në realitet!
Sot rreh një zemër e vetme - zemra e Kosovës!
Ne jemi me ju, sot dhe gjithmonë!
Forca Kosova!”, ka shkruar Berisha në profilin e tij në facebook.