Në prag të finales me Turqinë, klubi i Laçit ka “dy fjalë” për Kosovën

- Bota Sot

Në prag të finales me Turqinë, klubi i Laçit ka “dy fjalë” për Kosovën

Kosova dhe Turqia do të përballen sonte në kuadër të finales së madhe të “play-off” të Botërorit 2026.

Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, do të nisë prej orës 20:45.

Në prag të këtij dueli, ka reaguar edhe klubi i Laçit, që militon në Kategorinë e Parë të Shqipërisë.

Kurbinasit përgëzon dardanët për suksesin që kanë arritur deri më tani, teksa u uron fitore për ndeshjen e sotme.

REAGIMI:

KF Laçi përgëzon Kombëtaren e Kosovës për suksesin e arritur deri më tani duke i uruar fitoren dhe kualifikimin historik në Botëror në përballjen që do të zhvillojë në mbrëmje ndaj Turqisë. DARDANË JEMI ME JU! .



Lexoni të gjitha në Bota Sot