Pak orë na ndajnë nga sfida historikë mes Kombëtares së Kosovës dhe Turqisë.
Dardanët dhe turqit do të ndeshen në ‘Fadil Vokrri’, në finalen e madhe të pley-off-it për Kupën e Botës 2026.
Kombëtarja jonë do të zbres në stadiumin ikonik ‘Fadil Vokrri’ me një mision të qartë: fitoren që i dërgon për herë të parë në një Botëror.
Tashmë atmosfera në kryeqytet është ndezur nga tifozët kosovar, por edhe nga një grup tifozësh turq.
Ndryshe, brenda kampit të Kombëtares sonë mbizotëron optimizëm i madh për fitore.
Futbollistët janë maksimalisht të përgatitur dhe të motivuar për të dhënë gjithçka në fushë, me synimin për të siguruar biletën historike për Botëror.
Ndeshja Kosovë–Turqi zhvillohet sonte, me fillim nga ora 20:45.