Bosnjë-Itali do të luhet pa ndihmën e teknologjisë që shmangu shumë telashe

- Bota Sot

Bosnjë-Itali do të luhet pa ndihmën e teknologjisë që shmangu shumë telashe

Ndeshja e sotme mes Bosnjë Hercegovinës dhe Italisë, e vlefshme për një vend në Botërorin 2026, do të luhet në stadiumin e Zenicës dhe jo në kushtet perfekte për një sfidë kaq delikate, pasi mungon edhe një ndihmë nga teknologjia.

Mediat italiane bëjnë të ditur se sfida në fjalë nuk do të ketë asistencën e teknologjisë së vijës së portës, atë që u ndërthur disa vite më parë për të shmangur golat fantazmë.

Kur topi kalon plotësisht vijën e portës, ora që ka në dorë gjyqtari kryesor sinjalizon për golin dhe e bën më të thjeshtë vendimmarrjen për raste të tilla.

Por një teknologji e tillë nuk është e detyrueshëm gjatë kualifikuesve dhe është në dorën e Federatave nëse dëshirojnë ta vendosin apo jo, pasi është relativisht e kushtueshme.

Ndaj ajo mungon në stadiumin e “Bilino Polje”, duke i a lënë vendimmarrjen nëse do të ketë raste të dyshimta vetëm gjyqtarëve në fushë, si dhe VAR-it.

Ky i fundit do të ketë mundësinë që të përcaktojë në bazë të kamerave në dispozicion nëse topi ka kaluar vijën e portës apo jo.



Lexoni të gjitha në Bota Sot