Po vijnë minutat drithërues.
Po vjen finalja e madhe, finalja historike mes kombëtares së Kosovës dhe Turqisë.
Fituesi i kësaj finale jetike do të shkojë direkt në Kampionatin Botëror në futboll
Kosova, Shqipëria, diaspora dhe kudo që jetojnë e veprojnë shqiptarët, me sy e vesh janë nga stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Editori i gazetës kombëtare “Bota sot“, z. Xhevdet Mazrekaj, thotë se sonte nuk janë vetëm gola.
“Sonte nuk luhet vetëm futboll.
Ardian Kozniku thotë: minimumi dy gola për Kosovën.
Por sonte nuk janë vetëm gola…
Janë zemrat e një populli që rrahin bashkë.
Janë emocionet e miliona shqiptarëve, kudo që janë.
Janë ëndrrat që për vite i kemi parë larg… e që sot duken më afër se kurrë.
Respekt për Turqinë — por sonte ne luajmë për diçka më shumë.
Për krenari.
Për histori.
Për një natë që mund të mbahet mend gjatë.
Sonte, Kosovën nuk e mbështet vetëm stadiumi — sonte me Kosovën është një popull i tërë”, ka shkruar z. Mazrekaj në rrjetin social facebook.