Erdogan uron Turqinë për kualifikimin në Kupën e Botës

- Bota Sot

Erdogan uron Turqinë për kualifikimin në Kupën e Botës

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka reaguar pas arritjes historike të Kombëtares turke në futboll, duke përgëzuar ekipin për kualifikimin në Kupën e Botës 2026.

Në një mesazh publik, Erdogan uroi “me gjithë zemër” ekipin kombëtar të Turqisë për fitoren ndaj Kosovës në finalen e play-off-it, duke siguruar kështu një vendin në Kupën e Botës 2026.

Ndërkohë Erdogan theksoi se kjo është një arritje e madhe, pasi Turqia rikthehet në këtë kompeticion pas 24 vitesh. Ai shprehu besimin se skuadra do të përfaqësojë me dinjitet flamurin kombëtar në ndeshjet e grupit kundër Australia, Paraguay dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe në fazat e mëtejshme të turneut.

“Besojmë fuqishëm se djemtë tanë do ta mbajnë lart fanellën me gjysmëhënë dhe yll, duke kaluar nga një fitore në tjetrën dhe duke e bërë kombin tonë krenar,” thuhet në mesazhin e tij”- shkroi Erdogan

Erdogan shprehu mbështetjen dhe respektin për lojtarët, duke deklaruar simbolikisht se “i puth në ballë të gjithë sportistët tanë”.

Kualifikimi i Turqisë në Kupën e Botës konsiderohet një moment i rëndësishëm për futbollin turk dhe ka ngjallur entuziazëm të madh te tifozët në vend.



Lexoni të gjitha në Bota Sot