Sylvinho, pas humbjes me Ukrainën: Fakti që ishim në playoff do të thotë shumë për ne

- Bota Sot

Sylvinho, pas humbjes me Ukrainën: Fakti që ishim në playoff do të thotë shumë për ne

Sylvinho u shpreh i zhgënjyer pas humbjes së Shqipëria me Ukraina.

Trajneri brazilian foli për sfidën dhe vështirësitë që skuadra përjetoi pas eliminimit nga Polonia në play off-in për Botëror.

“Ka qenë shumë e vështirë për të reaguar pas humbjes ndaj Polonisë. Ishte mundësia jonë e vetme për të shkuar në Botëror, për ne si vend dhe si Federatë,” tha Sylvinho.

Ai shtoi se pritshmëritë për ndeshjen me Ukrainën ishin të larta, por lodhja fizike dhe mentale nga sfida e mëparshme ndikoi te performanca.

“Ukraina ka lojtarë shumë të mirë dhe ne nuk ishim plotësisht rikuperuar. Ka qenë e vështirë për ekipin të gjejë motivimin, sidomos pas një humbjeje të rëndësishme,” shpjegoi ai.

Megjithatë, Sylvinho theksoi se vetë fakti që Shqipëria arriti të luajë në play off është një arritje e rëndësishme dhe duhet vlerësuar, edhe pse rezultati nuk ishte në favor të skuadrës. Ai përfundoi duke uruar ukrainasit për performancën e tyre:

“Fakti që kemi pasur mundësinë për të luajtur në play off do të thotë shumë për ne, dhe ne e vlerësojmë këtë sfidë, edhe pse ishte një miqësore".



Lexoni të gjitha në Bota Sot