Republika Çeke eliminon Danimarkën dhe shkon në Botëror

- Bota Sot

Republika Çeke eliminon Danimarkën dhe shkon në Botëror

Një ndeshje e paharrueshme u zhvillua mes Republikës Çeke dhe Danimarkës, e cila u vendos vetëm pas penalltive, duke dhënë emocione deri në sekondat e fundit.

Përballja përfundoi 2-2 pas kohës së rregullt dhe asaj shtesë, por çekët dolën fitues në ‘ruletën’ e penalltive, duke siguruar kualifikimin.

Ndeshja nisi me një gol spektakolar të Pavel Sulc në minutën e 3-të. Sulc gjeti hapësirën në skajin e zonës dhe goditi direkt, duke mposhtur portierin dhe duke çuar Çekinë në avantazh 1-0. Danimarka reagoi, por rastet e Froholdt dhe Isaksen u ndalën nga portieri Matej Kovar, duke lënë rezultatin të pandryshuar deri në pjesën e parë.

Goli i barazimit erdhi në minutën e 72-të, pas një goditjeje dënimi të Mikkel Damsgaard që u kthye nga Joachim Andersen me kokë në zonë, duke çuar Danimarkën në 1-1.

Çekët rikuperuan avantazhin në shtesë, në minutën e 100-të, me Ladislav Krejci, i cili shfrytëzoi një devijim të topit dhe vulosi 2-1.

Por Anders Dreyer barazoi sërish për danezët në minutën e 111-të me një goditje precize me kokë, duke dërguar ndeshjen drejt penalltive.

Lotaria e penalltive ishte dramatike: për Çekinë shënuan Sadilek, Soucek dhe Tomas Chory, ndërsa Krejci gaboi. Për Danimarkën, Christian Eriksen shënoi, por Mathias Jensen dhe Rasmus Hojlund gabuan, ndërsa Anders Dreyer u ndalua nga Kovar. Gol i fundit i Sadilek vulosi kualifikimin e Çekisë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot