Kerem Akturkoglu, autor i golit të fitores së Turqisë me rezultat 1:0 ndaj Kosovës dhe e dërgoi kombëtaren e tij në Kampionatin Botëror.
Futbollisti Kerem Akturkoglu, tha: “Falënderim Zotit, me të vërtetë. Kanë kaluar 24 vjet.
Ne gjithmonë kemi ëndërruar për këtë moment. Shumica prej nesh as nuk e kujtojnë vitin 2002.
Tani do ti bëjmë të rinjtë tanë, vëllezërit dhe motrat tona, të ëndërrojnë.
Duam ta bëjmë kombin tonë krenar. Shpresojmë që të jemi po aq të suksesshëm sa ishim në Kupën e Evropës.
Ne i bëmë veshët e shurdhër ndaj opinioneve të jashtme. Kishim vetëm një qëllim: të shkonim në Kupën e Botës. I falënderoj shumë tifozët tanë; u ndjemë si në shtëpi.
Kjo është një dhuratë për kombin tonë.
Kur je futbollist, ëndërron Kupën e Botës.
Shpresoj që të kemi sukses në Kupat e Botës.
Tani nuk duam vetëm të marrim pjesë, duam të kemi sukses në Kupat e Botës”.