Kombëtarja shqiptare e futbollit është mundur sot me rezultatin 1-0 nga Polonia në miqësoren e luajtur në Valencia të Spanjës.
Një humbje e cila shënoi një rekord unik për epokën e drejtimit të saj nga trajneri Silvinjo.
Duke llogaritur edhe humbjen me Anglinë me të cilën mbyllëm eliminatoret, si dhe atë të Polonisë këtë të enjte, kjo ishte hera e parë që braziliani humbte 3 ndeshje radhazi.
Periudha më e gjatë ku Shqipëria nuk gjente fitoren nën drejtimin e Silvinjos ishte 4 ndeshje radhazi, por asnjëherë më parë ajo nuk kishte regjistruar më shumë se dy humbje radhazi në drejtimin e kuqezinjve, duke shënuar një risi për të.