Gattuso i trishtuar dhe në lot: Kërkoj falje

- Bota Sot

Gattuso i trishtuar dhe në lot: Kërkoj falje

Pas humbjes së dhimbshme ndaj Bosnjë Hercegovinës, që e përjashton Italinë nga Kupa e Botës 2026 për herë të tretë radhazi, trajneri Gennaro Gattuso shfaqet i zhgënjyer dhe gati me lot në sy.

Ai u shpreh se lojtarët e tij nuk e meritonin këtë humbje për shkak të përkushtimit dhe disiplinës që treguan gjatë gjithë ndeshjes.

“Këta djem nuk e meritonin një goditje të tillë për vendosmërinë dhe përpjekjen e tyre.

E kemi pasur të vështirë, kemi dhënë gjithë pasionin tonë dhe kemi luajtur me dhjetë lojtarë që nga minuta e 40-të.

Jemi të trishtuar dhe dhimbja është e madhe, por jam krenar për skuadrën. Ky është futbolli”, deklaroi Gattuso pas ndeshjes.

Trajneri shtoi se të gjithë lojtarët dhanë maksimumin:

“Nëse më pickojnë me një gjilpërë nuk del asnjë pikë gjaku: dhimbja është e vërtetë”.

Në lidhje me të ardhmen e tij si trajner, Gattuso shmangu çdo diskutim:

“Nuk është koha për të folur për të ardhmen, kjo nuk është e rëndësishme.

Tani ka rëndësi vetëm fakti që nuk do të shkojmë në Botëror edhe një herë tjetër. Unë kërkoj falje që nuk ia dolëm”.

Humbja ndaj Bosnjës shënon një tjetër kapitull të trishtë për Italia, duke e lënë vendin në një pritje të gjatë katërvjeçare për të rikthyer ekipin në eventin më të madh të futbollit botëror.



Lexoni të gjitha në Bota Sot