Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha të mërkurën se një nga avionët e saj ushtarakë është rrëzuar mbi Gadishullin e Krimesë, duke lënë të vdekur 29 persona.
Ministria tha në një deklaratë se në bord ndodheshin 23 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit.
“Gjatë një fluturimi të planifikuar mbi Gadishullin e Krimesë më 31 mars rreth orës 18:00 sipas kohës së Moskës (15:00 GMT), u humb komunikimi me avionin ushtarak transportues An-26”, thuhet në deklaratë, transmeton AA, përcjell KosovaPress.
Një ekip kërkim-shpëtimi më vonë gjeti vendin e rrëzimit të avionit An-26 dhe konfirmoi se nuk kishte të mbijetuar, raporton Anadolu, përcjellë KosovaPress.
Një komision i ministrisë po punon në vendin e ngjarjes. Nuk janë gjetur prova për ndikim të jashtëm në avion, dhe shkaku paraprak i incidentit dyshohet të jetë një defekt teknik, tha ministria.