Festoi kot pas Shqipërisë, Lewandovski merr vendimin drastik pas eliminimit

- Bota Sot

Festoi kot pas Shqipërisë, Lewandovski merr vendimin drastik pas eliminimit

Polonia mposhti Shqipërinë duke kaluar në finalen e madhe, por mbrëmë Suedia i eliminoi duke iu shuar ëndrrën për Botërorin.

Pas humbjes, kapiteni Robert Levandovski postoi një foto në rrjetet sociale që shkaktoi bujë të madhe. Kjo mund të jetë paraqitja e tij e fundit për ekipin kombëtar të Polonisë.

Menjëherë pas fishkëllimës së fundit, zhgënjimi u skalit në fytyrën e kapitenit polak. Ai eci vetëm në fushë dhe zbriti i vetëm në dhomat e zhveshjes.

Foton e hedhur në InstaStory e shoqëroi me këngën “Koha për të thënë lamtumirë” dhe menjëherë u bë nami në rrjet përsa i përket të ardhmes së tij.



Lexoni të gjitha në Bota Sot