Çalhanoglu: Në Kosovë nuk na lanë të flemë

- Bota Sot

Çalhanoglu: Në Kosovë nuk na lanë të flemë

Ylli i Kombëtares turke, Hakan Çalhanoglu është ankuar në fishekzjarrët që u lëshuan një natë para lojës me Kosovën në afërsi të hotelit ku ishin vendosur turqit.

Ideja e tifozëve nga Koosova ishte që t’i linin turqit pa gjumë dhe të lodhur para përballjes me ekipin Dardan të nesërmen (mbrëmë)”.

E futbollisti i Interit e përmendi këtë fakt mbrëmë pas ndeshjes me Kosovën, ndërsa e shprehu edhe gëzimin e lumturinë që e realizoi ëndrrën e tij – kualifikimin në Kampionat Botëror.

“Para ndeshjes nuk na lanë të flemë gjatë natës.

Shikuam nga dritarja për ta parë se çfarë po ndodhte. Megjithatë, e dinim që mund të bënin gjëra të tilla

. Nuk ishte udhëtim i lehtë. Jam shumë i lumtur dhe krenar që e kemi bërë vendin tonë të lumtur.

Pjesëmarrja në Botëror ishte ëndërr e imja që nga fëmijëria”, u shpreh futbollisti turk..



Lexoni të gjitha në Bota Sot