9 orë udhëtim me makinë nga Lumezzane, në provincën e Brescia, drejt Zenicës për të mbështetur Italinë dhe provuar shijen tepër të hidhur të eliminimit me penallti nga Botërori 2026.
Mospjesëmarrje kjo, e treta radhazi në Kupën e Botës për 4 herë fituesit e këtij kompeticioni madhor global.
Ky është akti i dashurisë për axurrët, demonstruar nga Francesco dhe babai i tij Ezio, të mësuar të përshkojnë kontinentin së bashku për ndeshjet e kombëtares italiane.
Ata kanë ndjekur së bashku Kampionatet Europiane nga 2008 deri më 2021. “Unë isha aty natën e Wembley”, – tregon Francesco, i cili kishte parë edhe ndeshjen në Bergamo kundër Irlandës së Veriut.
“E pamë kombëtaren në vështirësi dhe nuk mund të mos vinim”, – rrëfejnë dy tifozët, duke shëtitur në qytetin boshnjak, që priti sfidën e madhe të mbrëmjes së djeshme, e cila vendosi biletën për Botërorin 2026, e cila nuk mban emrin e Italisë, fatkeqësisht për ta dhe jo vetëm.
Para ndeshjes, ata patën kohë të shihnin hollin ku qëndronin axurrët, para se hyrja të mbyllej.
Në mbrëmje, pas ndeshjes, u nisën tepër të zhgënjyer drejt veriut të Italisë për kthim.
Një lodhje e madhe, “por kjo ështe ndeshje historike”, shpjeguan para disfatës ata.
Pas eliminimit, me siguri nuk mund të flitej me ta, ashtu si me krejt italianët, të pikëlluar sa nuk përshkruhet dot me fjalë.