Reagimet për moskualifikimin e tretë radhazi të Italisë në fazën finale të Kupës së Botës vijnë nga e gjithë bota.
Ndër të fundit është ai i trajnerit të Argjentinës, Lionel Scaloni, kampion në fuqi dhe me të kaluar si futbollist në Serie A.
“Kam të afërm italianë dhe ajo që po ndodh atje më trishton, – raporton “TycSports”.
– Është një vend vëlla i Argjentinës, që na do shumë, kombëtarja e tyre është një fuqi botërore.
Fakti që nuk do të jenë të pranishëm në Botërorin e kësaj vere nuk na pëlqen neve, argjentinasve.
Është e trishtë për mënyrën si ndodhi, në mënyrë të padrejtë. Është një e vërtetë e vështirë për t’u pranuar”.
Deklarata e Scaloni-t pasqyron respektin dhe lidhjen e fortë mes dy vendeve në futboll, duke nënvizuar zhgënjimin global për mungesën e një prej historive më të mëdha të këtij sporti në Botëror.