Mbrojtësi i Turqisë, Abdulkerim Bardakci, është i lumtur për kualifikimin në Kampionatin Botëror
Futbollisti ka befasuar me deklaratë edhe për Kosovën sidomos për një gjë të veçantë që i bie në sy atij.
Sipas tij, fishekzjarret në hotel para ndeshjes me Kosovën dhe fishkëllimat gjatë intonimit të himnit turk në stadiumin “Fadil Vokrri” i mësuan atij diçka të re.
Në fakt, Bardakci, ka folur për atë që pa në stadiumin në Prishtinë,
“Mësova diçka të re. Një turk nuk ka mik përveç një turku tjetër.
E pamë këtë me siguri.
Të gjitha ato, fishekzjarret, fishkëllimat gjatë himnit kombëtar ishin shumë të pakëndshme.
Në fund të fundit, ata janë vendi ynë vëllazëror”, tha Bardakci.